Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshohet për një të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit, pranë shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.