Administratori i “Focus Media News” dhe “Panorama Group”, Kino Buxheli përgënjeshtron Ardi Veliun dhe KAYO-n: Më larguan me dhunë nga godina e TV! Nuk sollën asnjë shkresë, sekuestruan materialet në mënyrë të paligjshme

Administratori i “Focus Media News” dhe “Panorama Group” sh.a, Kino Buxheli ka hedhur poshtë pretendimet e Ardi Veliut dhe kompanisë “KAYO”, për arritjen e një marrëveshje mes tij dhe kësaj kompanie për dorëzimin në mënyrë të vullnetshme të ndërtesave ku ushtrojnë aktivitetin mediat, Neës24, Panorama TV, Balkanweb, Gazeta Panorama, Panorama Sport, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH.

Sipas Kino Buxhelit: “Asnjë marrëveshje nuk është arritur mes meje, në cilësinë e Administratorit të “Focus Media Neës” shpk dhe “Panorama Group” sha dhe z. Ardi Veliu lidhur me dorëzimin e vullnetshëm të ndërtesave ku ushtrojnë veprimtarinë “Focus Media News” dhe “Panorama Group” sh.a. Më datë 9.08.2025, ora 6:00, z. Ardi Veliu ka urdhëruar rrethimin me forca policore të të gjitha ambienteve të këtyre shoqërive, duke nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit, përfshirë mua si Administrator dhe Drejtoren Juridike, duke na larguar me dhunë dhe duke na ndaluar më tej hyrjen në ambientet e brendshme”.

Më tej në deklaratën e tij, Administratori i “Focus Media News” dhe “Panorama Group” sh.a. shprehet se nuk i është dorëzuar asnjë akt ligjor apo shkresë, ndërkohë që KAYO dhe policia shkelen të drejtat e gazetarëve dhe të punonjësve të mediave.

Ndërkohë që zaptuan redaksitë e lajmeve pa shkresa ligjore, ndërkohë që dosjet, materialet sensitive, sendet personale u konfiskuan në mënyrë të paligjshme.

“Kjo ngjarje ka ndodhur pa na u dorëzuar asnjë akt ligjor apo shkresë si dhe pa asnjë bazë ligjore, në shkelje flagrante të të drejtave tona. Çdo pretendim për “dorëzim vullnetar” nga ana jonë është i rremë dhe i fabrikuar.

Të gjitha materialet e marra nga ambientet tona janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe transferuar në adresën e Rezervave të Shtetit, sikundërse është deklaruar nga vetë KAYO sh.a.

Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe pronën tonë, si dhe për të kërkuar përgjegjësinë e plotë ligjore për çdo veprim të paligjshëm nga ana e Kayo, Policisë Ushtarake dhe çdo institucioni tjetër ligjzbatues”, shprehet Kino Buxheli.

DEKLARATË PUBLIKE

Në përgjigje të deklarimeve të bëra nga Drejtori i KAYO sh.a., z. Ardi Veliu, sqarojmë publikisht se ato janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë veprimet reale të ndërrmarra nga ana e Kayo sha.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur mes meje, në cilësinë e Administratorit të “Focus Media News” shpk dhe “Panorama Group” sha dhe z. Ardi Veliu lidhur me dorëzimin e vullnetshëm të ndërtesave ku ushtrojnë veprimtarinë “Focus Media News” dhe “Panorama Group” sh.a.

Përkundrazi, më datë 9.08.2025, ora 6:00, z. Ardi Veliu ka urdhëruar rrethimin me forca policore të të gjitha ambienteve të këtyre shoqërive, duke nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit, përfshirë mua si Administrator dhe Drejtoren Juridike, duke na larguar me dhunë dhe duke na ndaluar më tej hyrjen në ambientet e brendshme.

Kjo ngjarje ka ndodhur pa na u dorëzuar asnjë akt ligjor apo shkresë si dhe pa asnjë bazë ligjore, në shkelje flagrante të të drejtave tona. Çdo pretendim për “dorëzim vullnetar” nga ana jonë është i rremë dhe i fabrikuar.

Të gjitha materialet e marra nga ambientet tona janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe transferuar në adresën e Rezervave të Shtetit, sikundërse është deklaruar nga vetë KAYO sh.a.

Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe pronën tonë, si dhe për të kërkuar përgjegjësinë e plotë ligjore për çdo veprim të paligjshëm nga ana e Kayo, Policisë Ushtarake dhe çdo institucioni tjetër ligjzbatues.

Kino Buxheli|
Administrator i “Focus Media News” dhe “Panorama Group” sh.a.