Tronditëse/ Fermeri për*hunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur, zoofili edhe me lopët e viçat

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin e gruas dhe vajzës së tij të mitur (thjeshtër), për dy dekada. Gjithashtu ai akuzohet edhe për ‘zoofili’, kryerjen e marrëdhënieve seksuale me lopë dhe viça.

Akuzat pretendojnë se i pandehuri i tha gruas së tij se kishte kryer marrëdhënie seksuale me lopë dhe e detyroi atë që të shikonte.

Autori, sipas Daily Mail, është në gjyq në Gjykatën e Distriktit Whangārei, me gjithsej 38 akuza për abuzim seksual, përfshirë 15 për përdhunim, një për marrëdhënie seksuale me lopë dhe një për akte të pahijshme me viça.

Vajza e tij dëshmoi se abuzimi filloi kur ajo ishte nën 10 vjeçe dhe vazhdoi pothuajse çdo natë për dhjetë vitet e ardhshme. Ajo vlerëson se pati gati 300 përdhunime. Sipas prokurores Geraldine Kelly, vajza u lehtësua kur njerku i saj bëri një vazektomi, pasi ajo kishte frikë se do të mbetej shtatzënë para se të mbushte 12 vjeçe.

Ai tha se besonte se përdhunimi nuk ekziston, duke pretenduar se “të gjitha gratë përfundimisht dorëzohen dhe e shijojnë atë”.

Avokati i fermerit i quajti akuzat për dhunë seksuale ndaj kafshëve “absurde”