Zjarr i përmasave të mëdha në Tepelenë, flakët rrezikojnë të kalojnë në territorin e Gjirokastrës! Zona në rrezik të lartë

Që prej orës 04:00 të mëngjesit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Gjirokastër po punojnë në terren për izolimin e flakëve, me synimin që ato të mos kalojnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Zona paraqet rrezik të lartë për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra, ku pasojat mund të ishin katastrofike.

Ky është një operacion emergjent i ndërmarrë vetëm nga efektivët e MZSH Gjirokastër, për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një territor me potencial të madh dëmesh.