Përplasen dy automjete në aksin Levan-Fier, njëra prej tyre përfundon në kanal

Fier, 13 gusht 2025 – Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Fier–Levan, në vendin e njohur si kthesa e Azotikut, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve, një “Mercedes” dhe një “Citroën”.

Si pasojë e goditjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.