Shokon Xheneta: Nëse një djalë do që të më largojë, të më bëjë dhuratë…

Në festën e ditëlindjes së Loredana Bratit dy moderatorët e emisionit “Pushime On Top” Eni Shehu dhe Lei Kraja kanë intervistuar të ftuarit, të cilët janë mjaft të njohur për publikun shqiptar.

Pyetjet ishin rreth dhuratave më të shtrenjta dhe të lira që kanë bërë apo edhe kanë marrë.

Ndërkohë Eni i ka pyetur edhe se çfarë do të bënin nëse do merrnin si dhuratë gjëra që nuk do iu pëlqenin. Xheneta Fetahu ka zbuluar se nuk i pëlqen lulet. Madje ajo ka shtuar se nëse një djalë do që ta largojë, mund t’i japë vetëm një lule dhe ajo ikën.

Dikush të sjell dhuratë një libër me titull: Si të rregullosh jetën tënde të shkatërruar për 7 ditë?

Unë mendoj se në atë libër shkruhet jeta e Xhenetës. Bëj shaka (qesh).

I mbaj, asnjë dhuratë nuk kthehet. Unë jam e vetmja vajzë, nuk e di a jam e vetmja, që nuk dua lule.

E ke si fat të keq?

Jo, nuk i kam dashur asnjëherë lulet. Nëse një djalë do që të më largojë mua, të më sjellë të paktën një lule dhe unë largohem.