Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku denoncon situatën alarmante të zjarreve në vendin tonë. Salianji kritikon qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe mungesë mjetesh bazike për shuarjen e zjarreve.
“Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen! Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen”, shprehet Salianji.
Sipas Salianjit mungesa e mjeteve nuk është vetëm paaftësi, por është shpërdorim i qëllimshëm.
“Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg. 3 vjet më parë në parlament, e njëjta situatë si sot“, përfundon Salianji.
Postimi i plotë
U bënë së paku 4 vite që kemi denoncuar dhe propozuar zgjidhje, e jemi sërish në të njëjtin zjarr, vetëm se flakët janë më të mëdha dhe pushteti e ka marrë më rehatshëm. Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen! Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen.
Ndërsa zjarret përpijnë pyje, fshatra e dëmtojnë gjithçka Kryeministri ka mjete ajrore vetëm për qejfe personale dhe udhëtime private. Kjo nuk është vetëm paaftësi — është shpërdorim i qëllimshëm. Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg.
3 vjet më parë në parlament, e njëjta situatë si sot!