Çfarë do të ndodhë me banesat e djegura nga zjarret?/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit, duke siguruar qytetarët se të gjithë ata që humbën shtëpitë do të përfitojnë rindërtim falas, ndërsa fermerët që humbën krerët e bagëtive do të rifinancohen një për një.

“KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke përdorur edhe hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm.

Procedura për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve do të nisë menjëherë në çdo bashki të prekur. Një Grup i Konstatimit do të kryejë inventarizimin e dëmeve, duke përfshirë banesat, infrastrukturën, bizneset, kulturat bujqësore, mjetet mekanike dhe objektet social-kulturore. Ky grup do të plotësojë formularët me kostot financiare për secilin subjekt të dëmtuar.

Pas këtij inventarizimi, bashkitë do të përgatisin listat për personat e dëmtuar dhe dokumentacionin përkatës. Më pas, pas vlerësimit financiar, çdo bashki do të përcaktojë kostot e kompensimit, të cilat do të kryhen nga fondet e bashkisë përmes fondit për mbrojtjen civile.

Njoftimi i plotë:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
🔥🏠 🌾Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve👷👷‍♀️
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare 📄
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile🤝🇦🇱
KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË🫶