Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, forca të shumta policia kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorin ose autorët e sulmit.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë Ari Kodra.

Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh një ditë pas sherrit tragjik në Maliq ku mbeti viktimë një 14-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.