Plagosje me thikë në vend, një person në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dvoran, në rrethin e Korçës, ku një person është plagosur me thikë.

I lënduari është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit, duke marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet që çuan në përdorimin e armës së ftohtë.