41-vjeçari në Tiranë plagos me thikë bashkëjetuesen pas një konflikti në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Besim Alla”, në zonën e “Misto Mames”, duke tronditur komunitetin lokal.

LEXO  Tërmet me magnitudë 8.8 ballë në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin! Evakuime në Japoni dhe SHBA

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin Fatlind Cili 41-vjeç ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit zyrtar, konflikti mes çiftit ka degraduar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës ndaj gruas.

LEXO  Udhëzimi i ri/ Filtër i rreptë për industrinë e kanabisit! Jo më leje për persona të hetuar, të dënuar, apo në lidhje me krimin! Asnjë përdorues i drogës s’do të punojë në këtë sektor

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ku i janë referuar edhe materialet procedurale. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë në familje, ndërsa viktima pritet të dëshmojë pasi gjendja e saj të stabilizohet.

LEXO  Inteligjenca ushtarake e Ukrainës paralajmëron: Rusia planifikon të lëshojë raketa balistike ndërkontinentale!

Lajme Te nGjashme