Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Rusia është “sinqerisht e interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, por që kjo të jetë “e qëndrueshme”, duhet të eliminohen shkaqet kryesore të konfliktit dhe të adresohet konflikti legjitim i Rusisë.
“Pajtohem me Presidentin Trump, siç e tha ai sot, se natyrisht, siguria e Ukrainës duhet të garantohet gjithashtu. Sigurisht, ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë. Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë ta afrojmë këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë”, tha ai.
Presidenti rus gjithashtu kritikoi udhëheqësit evropianë, duke thënë se shpreson që ata të mos “shkatërrojnë progresin e sapolindur”.
Fjala e plotë e Putin:
“Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata frytdhënëse, falënderoj homologët për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu, edhe pse ndahemi nga oqeani jemi vende fqinje.
Kur u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra. Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.
Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë.
Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.
Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu.Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin.E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.
Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.
Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”