Presidenti rus Vladimir Putin ishte ai që nisi konferencën e përbashkët me Donald Trump, një ndryhsime ky në protokollin se si veprohet normalisht.
Duke folur në lidhje me nisjen e luftës me Ukrainën, Putin u shpreh se nuk do të kishte ndodhur në rast se në krye të Shteteve të Bashkuara në vitin 2022 do të ishte presidenti aktual Donald Trump.
“Ne i konsiderojmë ata janë një shtet vëlla. Ajo që ka ndodhur është një tragjedi, prandaj vendet tona janë të interesuar t’i japin fund kësaj situate. Duhet të eliminojmë shkaqet themelore të këtij konflikti. Duhet të marrim shqetësimet legjitimet të Rusisë. Duhet gjithashtu që siguria e Ukrainës të sigurohet”, tha Presidenti Putin.
Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.
Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu.
Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin. E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump është i interesuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.