E rëndë/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

Një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.

Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërgar në spital por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.