‘Nuk e dua më jetën’, burri hidhet nga pallati dhe shuhet tragjikisht

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 16, një 70-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Shtetasi, i identifikuar me inicialet K. P., mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për pasojë të rënies, ai humbi jetën në vend.

Në zonë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin