Një konflikt i pazakontë për marrjen me qira të një Jet-ski ka përfunduar në përplasje fizike pasditen e sotme në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, lindur në Elbasan.
Sherri nisi pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor dhe degjeneroi në dhunë.
Të tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, mësohet se vetëm pak ditë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese.