Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona pasi shkaktonin zhurma shqetësuese dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur.
Kontrollet janë intensifikuar gjatë fundjavës nga strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë, për monitorimin e zhurmave të shkaktuara nga muzika dhe motomjetet. Gjatë masave janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.Në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë ndëshkuar gjithsej 25 drejtues motomjetesh për zhurma shqetësuese në zonën turistike.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë:
• Q. Sh., 30 vjeç
• L. Sh., 25 vjeç
• F. G., 24 vjeç
Të tre u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur, ndërsa mjetet e tyre u sekuestruan si provë materiale.
Policia apelon tek qytetarët dhe pushuesit për respektimin e rregullave të zhurmës dhe drejtimit të sigurt të mjeteve, veçanërisht në zonat turistike.