Bllokoi trafikun drejt veriut në kulmin e sezonit turistik, ARRSH del me njoftim për Urën e Milotit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dale me nje njoftim te ri ne lidhje me Uren e Milotit, bllokimi i te ciles ka krijuar trafik te renduar ne drejtim te veriut te Shqiperise gjate kulmit te sezonit turistik.

Njoftim për Urën autohekurudhore të Milotit!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 T.

ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.

Ura autohekurudhore e Milotit mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje.