Mbrëmjen e djeshme, në banesën e dajës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. S., 37 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, një pistoletë që u sekuestrua si provë materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.
NOFTIMI:
Këlcyrë/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.