“U vra, mos e kërkoni”- Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! Mesazhi që mori familja, ja personi që takoi për herë të fundit

Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që ka takuar është bashkëshortja e tij.

Ka qenë e shoqja e Miklovan Danajt që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzim është bërë edhe në policinë e Shkodrës.

Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Panorama