Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi ai sulmoi dhe dhunoi ish-partneren e tij po me origjinë shqiptare. Ky episod dhune është regjistruar në ishullin e Chios në Greqi. Fatkeqësisht shqiptarja ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në spital.
33-vjeçari është lënë në paraburgim dhe akuzohet për përpjekje për përdhunim dhe tentativë vrasjeje. Shqiptari mësohet se ka goditur ish-partneren me dorezën e një arme dhe pasojët në kokë kanë qënë të mëdha.
Kalimtarët e gjetën shqiptaren të larë në gjak dhe e dëshmpëruar u kërkoi ndihmë. Menjëherë u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore në spital. Ajo ka lëndim të rëndë, frakturë të hundës dhe frakturë të orbitës së syrit.