Një aksident ka ndodhur në Ndërnënas të Libofshës.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se njeri prej të plagosurve po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pasi ka dëmtime të rënda.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.