“Më mungon çdo ditë”/ Humbi të fejuarin disa javë para dasmës, mesazhi rrëqethës i influenceres bëhet viral!

Influencuesja Hannah Carnat-Gronnerud, e cila në rrjete sociale njihet si Thatgrlhannah, po kalon një periudhë tepër të vështirë pas humbjes tragjike të të fejuarit të saj, Ian, vetëm pak javë para dasmës së tyre. Ai humbi jetën në një aksident pune këtë verë, duke lënë pas një boshllëk të madh.

Lajmi ka prekur mijëra ndjekës në mbarë botën, të cilët i kanë dërguar asaj mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje. Së fundmi, Hannah ka ndarë në Instagram një fotografi bardhë e zi ku shihet e përqafuar me Ian-in, shoqëruar me një dedikim prekës:

“Shpirtrat tanë janë gjithmonë bashkë, zemër.”

Në një rrëfim më të gjatë, ajo shprehet se dhimbja e humbjes është e papërshkrueshme: “Më mungon çdo ditë. Nuk ndihet mirë që ai nuk është më këtu. Ka vetëm një muaj e pak, por dhimbja është aq e fortë sa më sëmur vetëm duke menduar për këtë.

Nuk është një mungesë normale, është diçka më e thellë. Megjithatë, ndihem e ngushëlluar duke e ditur se është ende pranë meje, në zemrën time. E dua pafund dhe gjithçka që bëj tani, e bëj për të.”

Mesazhi i saj ka prekur thellë komunitetin online, duke u bërë viral. Fjalët e fundit të dedikuara Ian-it janë kthyer në simbol të forcës dhe dashurisë së pakushtëzuar:

“E dua, thjesht më mungon. Mund ta bëj këtë, zemër, për ty.”