“I nguli thikën në qafë!”/ Shqiptari vrau gruan në Greqi, fqinjët: Gruaja ishte e …

Një çift shqiptarësh u përfshinë sot në një krim makabër në familje në Greqi, ku burri vrau bashkëshorten në sy të fëmijës.

Autori i krimit, ndërtues me profesion, doli me vrap nga pallati dhe iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Zona është rrethuar nga forca të forta policie, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen në vendngjarje.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.

Sipas fqinjëve, çifti ishte zhvendosur në apartamentin në katin e dytë të pallatit në rrugën Konstanta nr. 18 disa muaj më parë.

Të tronditur, ata përshkruajnë se 36-vjeçarja fatkeqe ishte një grua e qetë dhe punëtore që punonte në një fabrikë.

Ajo ishte e përkushtuar ndaj rritjes së katër fëmijëve që kishte me autorin e krimit dhe në të njëjtën kohë luftonte për të siguruar jetesën.

Fëmija i tyre më i madh është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli është një djalë vetëm gjashtë vjeç.

Një grua që zotëron një dyqan pranë shtëpisë së saj deklaroi se kishte dëgjuar për vendin e vrasjes dhe se “dëgjoi se ai e kishte therur në qafë”.