Një gomone mori flakë sot në zonën e Potamit, Himarë, në pjesën e motorit të mjetit lundrues. Tre pasagjerët që ndodheshin në bord u shpëtuan nga policia kufitare, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në breg.
Gomonia u shkrumbua dhe përfundoi në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë jashtë rrezikut dhe nuk kanë pësuar dëmtime. Autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në zjarrin e mjetit lundrues.