Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të nënës së saj.
36-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty.
“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën.
Ndërkohë, Pandeli Nakoleci vijon të jetë në arrati.
40-vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, po kërkohet intensivisht nga policia greke, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet.
“Autoritetet tani e konsiderojnë të mundshme që autori 40-vjeçar i vrasjes brutale në Volos mund të jetë vetëvrarë, pas vrasjes së tmerrshme të gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve”, raportojnë mediat greke, duke marrë parasysh dhe të shkuarën e Pandeliut.
Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike.