“Djali iu hodh në qafë të atit për të ndaluar krimin, viktima vdiq në..”, detaje tronditëse nga vrasja e 36-vjeçares

Janë zbardhur detaje të reja tronditëse nga krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau bashkëshorten Mariola në sy të fëmijëve.

Fillimisht çifti u përfshi në një konflikt të rëndë atë mëngjes, gjë kjo e dëshmuar dhe nga fëmijët e tyre të mitur.

Pas këtij konflikti, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me një mjet prerës bashkëshorten e tij. Ky mjet, përdoret për pjekje dhe imiton përdorimin e thikës.

36-vjeçarja, me aq fuqi sa i kishin mbetur, ka nxituar për të dalë nga shtëpia, duke arritur kështu deri tek hyrja kryesore e pallatit ku ata jetonin.

Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të ndaluar më tej krimin, raporton media greke taxydromos.gr.

E pranishme dhe vajza tjetër e çiftit, 16 vjeçe, ajo shkoi pranë së ëmës, e cila dha frymën e fundit në prehrin e së bijës.

Krimi i rëndë nga 40-vjeçari, ka sjellë gjithashtu dhe mohimin e ekzistencës së tij për fëmijët, pasi vajza 18-vjeçare u shpreh “Për mua edhe ai vdiq”.

Autori, po hetohet për veprat penale “vrasje me dashje” si rezultat i dhunës në familje.