Një aksident me makinë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Mësohet se një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me një pemë.
Siç shihet edhe në pamje, makina është dëmtuar thuajse plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.
Po ashtu, ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që detaje të tjera priten në vijim nga policia