Del para Gjykatës 40-vjeçari që vrau bashkëshorten në Greqi! Pandeli Nakoleci u kërkon falje fëmijëve të tij

Ka dalë para Gjykatës së Volosit,40-vjeçari Pandeli Nakoleci, i cili javën e kaluar dhunoi dhe vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, e cila sot përcillet në banesën e fundit.

Siç raportojnë mediat greke proceduar e dëshmisë zgjati afërsisht tridhjetë minuta.

Mësohet se gjatë seancës Pandeli Nakoleci u kërkoi falje fëmijëve të tij.

Mëngjesin e kësaj të marte u krye ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë laltumirën e fundit 36 vjeçares dhe ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.