Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”! Makina del nga rruga dhe përplaset, 3 persona…

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi 20-vjeçar është arrestuar dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.