Armando Broja e nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij të Bërnli me asist në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që në minutën e katërt të takimit, shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit.
Pas fitores 2-1 foli edhe trajneri Skot Parker i cili u ndal pikërisht te Broja.
“Shikoni, nuk mendoj se sonte është një gjykim i vërtetë. Ai ka nevojë për minuta, Armando, dhe padyshim që ka qenë jashtë loje për sa i përket ndeshjeve. Ai ka qenë me ne tani për ndoshta dy javë e gjysmë dhe sigurisht që i duhen disa minuta më shumë në këmbë. Edhe kjo është stërvitje, kështu që do të arrijmë atje me të”, përfundoi ai.