Avokati Saimir Visha ka bërë një deklartatë të fortë në rrjetet sociale. Avokati thotë se jemi në kohën kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK.
Sipas avokatit Saimir Visha, teksa presim që të zgjidhet kabineti i ri i qeverisë Rama 4, deklaron se, ministrat që do të zgjidhen tashmë do të kenë mundësi të vjedhin sa të duan pasi nuk do të mbajnë me përgjegjësi ligjore sepse kontratat dhe gjitha shkresat do të firmosen nga vartësit e tyre, pra drejtorët e drejtorive apo shefat e departamenteve që do të drejtojnë.
Visha thekson se me VKM e fundit, Rama i hoqi të drejtën e firmës ministrave, për t’ja kaluar qyqarëve drejtorë apo teknicentë dhe kështu koncesionet, tenderat dhe korrupsioni “do të bëhet nga drejtorët” që do firmosin dhe jo nga këta që vetëm do t’i marrin në punë, do përdorin gojën që të urdhërojnë vartësit për firmë e vulë dhe milionat e eurove do të shkojnë të sigurta te vendi ku s’ka “bir k*rve” t’ja zbulojë.
“Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK.
Këto ditë të gjithë presin se kë do të caktojë Rama ministra në kabinetin e ri qeveritar,që do ta drejtojë po vetë.
Këta ministra kushdo qofshin, të ardhur majtas apo djathtas, apo teknicentë, do të vjedhin sa të duan pasi nuk do të mbajnë me përgjegjësi ligjore sepse kontratat dhe gjitha shkresat do të firmosen nga vartësit e tyre, pra drejtorët e drejtorive apo shefat e departamenteve që do të drejtojnë.
Me kushtetutë ministri ka detyrimin ligjor të nxjerrë akte në bazë dhe për zbatim të ligjit apo VKM të cilat janë urdhra dhe udhëzime.
Por, VKM e fundit,i hoqi të drejtën e firmës, për t’ja kaluar qyqarëve drejtor apo teknicentë dhe kështu koncesionet,tenderat dhe korrupsioni “do të bëhet nga drejtorët” që do firmosin dhe jo nga këta që vetëm do t’i marrin në punë, do përdorin gojën që të urdhërojnë vartësit për firmë e vulë dhe milionat e eurove do të shkojnë të sigurta te vendi ku s’ka “bir k*rve” t’ja zbulojë..
Pse budalla është Ai, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri, dhe ca ministra, Tani të rrojë goja… Vetëm goja nuk lë gjurmë dhe nuk përbën provë.
Mjeshtra të vjedhjes janë…..
Carpien diem”, shkruan Visha.