“Po ju grabisin”/ Deputeti i PS ngre ALARMIN: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi dhe po shtrihet edhe në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Braçe thotë se prej dy muajsh është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë. Ai thekson se është kontaktuar fillimisht nga një sipërmarrës vendas, i shqetësuar nga përhapja e fenomenit në komunitet.m Braçe bën thirrje të fortë për qytetarët që janë përfshirë në këtë skemë që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit. Dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave”, shkruan Erion Braçe.

Aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë, Erion Braçe: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në …

Sipas tij, vetëm në Divjakë mund të jenë përfshirë mbi 1,000 persona, një shifër alarmante për një zonë me popullsi të vogël. Ai thekson se situata është “e tmerrshme” dhe se përhapja e mëtejshme në Lushnje është një kërcënim serioz.