U ankua për emigrantët shqiptarë/ Kërcënon deputeti britanik: Kur të jem në pushtet, do dëboj 600 mijë azilkërkues

Nëse, e gjithmonë nëse, vjen në pushtet në Britani pas afro 4 vjetësh, me partinë e tij “Reforma”, ai që njihet ndryshe si Babai i Brexit, Nigel Farage, thotë se do të arrestojë dhe deportojë rreth 600 mijë azilantë në vendet nga kanë ardhur.

Nigel Farage sheh mundësi përfitimi politik dhe sondazhi më i fundit i “The Times” tregon se 71 përqind të të anketuarve mendojnë se Starmer nuk po e zgjidh drejt krizën e emigracionit, dhe nga këta 56 përqind janë votues laburist.

Kjo krizë ka bërë ndër të tjera që partia Reforma e Farage të jetë 22 pikë para laburistëve në pushtet në sondazhe. Laburistët thonë se politikat alla-trampiane të Farage për emigracionin janë politika të shkruara “në një paketë cigaresh”.

LEXO  Ndryshime të mëdha për këto 3 shenja të horoskopit, i japin fund vetmisë dhe hapin rrugën për dashuri e miqësi

Megjithatë, Farage nuk jep asnjë shpjegim sesi do të bindë këto vende që të pranojnë mbrapsht azilkërkuesit në vende si Afganistani i Talebanëve, Eritrea apo Irani, dhe sa do kushtojnë këto fluturime të shtrenjta dhe në vende të largëta.

Mediat britanike i kthehn ofertës së Britanisë ndaj Shqipërisë për të strehua emigrantët, ofertë e refuzuar publikisht nga kryeministri Edi Rama.

LEXO  “Trump ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet: Ja pse Dumani u thirr në Washington

“Shqipëria disa herë ka deklaruar të mos shndërrohet në kosh të emigrantëve të ardhur nga vendet më të pasura të Perëndimit, edhe sikur Londra t’i ofronte po aq ose më shumë se sa Ruandës”– thuhet në media.

Politikanët britanikë, për aq kohë sa nuk kuptojnë shkaqet e vërteta pse Britania është shndërruar në “El Dorado” të emigrantëve, nuk mund të veprojnë. Britania, e cila po ngrohet më shumë nga ngrohja globale, çka shton kalimet me gomone, ka kalime të vështira për t’u frenuar me mjetet dhe politikat shpesh naive të momentit. Këto kalime kanë mbetur vetëm të frenohen me anije lufte, në mes të detit, çka do të ishte e paimagjinueshme mes Francës dhe Britanisë, vende të NATO-s.

LEXO  “Dronë hungarezë fluturuan mbi Ukrainë”, Viktor Orban sfidon Kievin: Nuk është shtet sovran, por do…

Deri në gjetjen e terapisë, Nigel Farage do mbetet aspirant pushteti në një Britani e cila humbi reputacionin e dikurshëm, herë prej gjysmë të vërtetave e më shumë prej gënjeshtrave e spekulimeve të dëmshme të kampionit të Brexitit, taktika populiste këto që kanë treguar se funksionojnë edhe në vende me demokraci të konsoliduara.

Lajme Te nGjashme