Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe përgjatë ditës së nesërme do të vijojnë temperaturat e larta, ku ato maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.