“Neglizhoi trajtimin mjekësor”/ Mbesa denoncon mjekun pasi i vdiq daja, procedohet 69-vjeçari

Një mjek në spitalin e Librazhdit është vënë nën hetim nga Prokuroria, pas një kallëzimi për neglizhencë të mundshme në trajtimin e një pacienti që humbi jetën disa ditë pas shtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç,

mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025”, thuhet në njoftimin e policisë.