Zbardhen detaje nga p*rdhunimi i turistes në Durrës, autori baba i 3 fëmjëve! 26-vjeçari i ofroi dr*gë, më pas e ftoi te shezlongët dhe… (Video)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një 18-vjeçare, shtetase e huaj, ka raportuar se është abuzuar seksualisht me dhunë nga një 26-vjeçar.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, i dyshuari Leonard Preza, me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, fillimisht ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike vajzës së re.

Pas refuzimit të saj, ai e ka ftuar të zhvendoseshin drejt zonës së shezlongëve në afërsi të bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi seksual.

Preza, baba i tre fëmijëve, është arrestuar nga forcat e rendit dhe ndaj tij është ngritur akuza për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, vepër penale që parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg, sipas Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë.