Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që njëri prej tyre të dalë nga rruga.
Ende nuk bëhet me dije nëse ka të lënduar, ndërkohë autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet e mëtejshme.