I FUNDIT

Këngëtari i njohur shqiptar, do bëhet pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’?

Artisti i talentuar që u bë i njohur në tregun muzikor me këngën “Lule” ka surprizuar publikun me një lëvizje të papritur. Prej disa ditësh, llogaritë e tij në rrjetet sociale janë boshatisur plotësisht, çdo postim është fshirë, ndërsa fansat kanë nisur të pyesin me kureshtje se çfarë po ndodh me këngëtarin.

Sipas burimeve të afërta, komunikimi me Bejtën është ndërprerë jo vetëm me publikun, por edhe me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Madje, edhe vetë menaxhmenti nuk ka dhënë një shpjegim të qartë, duke e bërë situatën edhe më enigmatike. Kjo ka hapur një sërë thashethemesh në rrjet, ku fansat kanë ngritur hipoteza të ndryshme për këtë “zhdukje” të beftë.

Burime të sigurta tregojnë se Bejta është në bisedime të avancuara për të qenë një nga banorët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality show më i ndjekur i momentit.