“E kemi në gjak që të vuajmë”, Hysaj: Të gjithë skuadrat dinë të luajnë futboll, trajneri është bossi! Flokët? Po na dalin thinjat…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, komentoi fitoren e arritur ndaj Letonisë në duelin kualifikues të Botërorit 2026. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Futbolli ka ndryshuar shumë, nuk ka skuadra të vogla dhe të mëdha. Të gjithë dinë të luajnë futboll. Më shumë duhet të shqetësohemi pse nuk i mbyllim ndeshjet. Ne e kemi në gjak që të vuajmë, pa vuajtje nuk na ecën mirë.

Unë gjithmonë vij për të luajtur. Kam pasur gjithmonë qejf të vij në Kombëtare. Trajneri është bosi i ekipit, duhet ta ndjekim, duhet të jemi të bashkuar të gjithë së bashku, çfarë do që të zgjedhë trajneri.

Ndaj Serbisë është një ndeshje që e ndjejmë shumë, shpresoj të marrim minuta në kampionat dhe të jemi të përgatitur për atë ndeshje.

Flokët? Duhet të ndryshojmë ndonjë gjë se po na dalin thinjat (qesh)”, përfundoi Hysaj.

Next