Drejtuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, një prej emrave kryesor nga Partia Demokratike për garën për Bashkinë e Tiranës, ka shprehur sot qëndrimin e tij lidhur me mundësinë për kandidim për këtë detyrë, teksa këtë të enjte kryeministri Edi Rama kandidoi Ogerta Manastirliun, pasi kërkoi shkarkimin e Erion Veliajt.
Alimehmeti u shpreh se ky është një vendim që i takon Partisë Demokratike dhe procedurave brenda partisë.
Sa i takon synimeve të tij për një kandidim të tillë, Alimehmeti u shpreh se fillimisht kjo do të diskutohet brenda PD-së dhe me kreun e demokratëve Sali Berisha.
Pjesë nga komunikimi:
CNA: A do të pranonit të kandidonit përballë Manastirliut me PD-në për Bashkinë Tiranë?
Alimehmeti: Padiskutim që e di PD-ja në këtë drejtim. Nuk është folur gjë, në dijeninë time, brenda PD-së në këtë drejtim. Do flitet njëherë brenda PD-së dhe pastaj.
CNA: Po në synimet tuaja, a do të ishte një kandidim i tillë?
Alimehmeti: Kemi procedurat, ndjekim procedurat. Nuk bëhet me imponim nga mediat. Ta flasim aty dhe pastaj do bëjmë deklarimet për mediat, padiskutim. Zakonisht e bën Doktori, pas Doktorit e bën dikush tjetër.