“Beteja ligjore nis me…”, gazetari paralajmërojnë: Kryebashkiaku Veliaj nuk mund të shkarkohet nga Rama, por nga…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dritën jeshile për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke ia lënë vendimin Këshillit Bashkiak.

Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në një emision televiziv thotë se çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ka dyshime mbi ligjshmërinë e këtij veprimi. Juristët argumentojnë se Rama nuk ka kompetencë të shkarkojë Veliajn.

Ndërkohë, Ilir Alimehmeti është shprehur se nuk do të kandidojë për Bashkinë Tiranë për një mandat të pjesshëm.

Endri Xhafo: Edi Rama ia la shkarkimin e Veliajt këshillit bashkiak. Erion Veliaj nuk është se nuk do të shkojë në zyrë në Bashkinë e Tiranës. Si do ta shkarkosh Veliajn, do t’ja lërë këshillit bashkiak. Precedenti i Berishës që nuk ja hoqën mandatin edhe pse ishte në arrest shtëpie vlen dhe për Veliajn, kjo mund të zgjidhet. Këshilli bashkiak mund ta miratojë shkarkimin e Veliajt. Do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese vendimi, nëse vendos Kushtetuesja që ai të rrijë kryetar, nga sot deri në zgjedhje mund të kalojnë 60 ditë pra mund të kalojnë në Kushtetuese.