Avokati Edmond Petraj thotë se dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk ka përfunduar. Në një emision Petraj u shpreh se dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos nëse do kalojë apo jo për gjykim.
“Nuk ka përfunduar dosja. Dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet me këtë dosje. A do të kalojë për gjykim? Do të hajë kohë, do t’i duhet kohë. Te pjesa e procedurës penale ne duhet të ndryshojmë afatet. Me afatet që kemi, brenda kornizës së pjesës së procedurës penale, ne nuk e respektojmë dot atë.
Do të vazhdojë 1 muaj, 2 muaj, janë shumë persona në këto dosje. Njëri do kërkojë gjykim të shkurtuar, njëri nuk do kërkojë. Do jetë një kompleksitet. Ashtu siç do relatojë pala mbrojtëse, do jenë edhe të tjerë”, theksoi ai