“Fati i tij ka marrë fund”/ Qeveria 4, dhe vendimi për Veliajn, flet analisti: Rama urdhëroi shkarkimin e tij

I ftuar në një emision televiziv, analisti Neritan Sejamini ka folur rreth vendimit të kryeministrit Rama për të shkarkuar Veliajn dhe për shpalljen e emrave që do të qeverisin në mandatin e katërt të Partisë Socialiste.

Sejamini tha se Veliaj ka marrë fund dhe se zgjedhjet për kryetarë Bashkie në Tiranë duhet të ishin bërë prej kohësh.

Ndër të tjera Sejamini shtoi se emri i Manastirliut pritej në kandidaturën për kryetare Bashkie. Gjithashtu ai tha se me emrat e rinj nuk do të ndryshojnë mënyra e qeverisjes.

“Fati i Veliajt ka marrë fund, këtë e dinim. Sot Rama është me vonesë, në Tiranë duhet të ishin bërë zgjedhjet.

Ai sot bëri publik të gjithë kabinetin. Ai tha ky është ekipi im. Rama nuk do ndryshojë asgjë në mënyrën se si ka qeverisur. Manastirliu është një vendim i pritshëm, gjithçka duket që bën sens në interesin e Ramës dhe të PS-së.

Karriera e Veliajt ka mbaruar drejtësia do të bëjë punën e vet. PS është një makineri votash e cila garanton fitoren në zgjedhje,” tha Sejamini.