Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Kokës, Balluku është sot figura më e fuqishme brenda qeverisë, ndërsa e përshkroi Ramën si një ‘turist’ në krye të qeverisë, që i ka deleguar pushtetin real Ballukut, e cila sipas tij, është kthyer në garancinë për vendime të rëndësishme të ekzekutivit, shpesh pa përgjegjësi të vërtetë politike.
Koka paralajmëron se ‘ligji i pashkruar’ i Edi Ramës, ai që sa më lart ngjitesh, aq më thellë rrëzohesh, mund të përsëritet edhe në rastin e Ballukut, njësoj si me Erion Veliajn.
Bledian Koka: Jo se ka ndonjë diferencë mes njërit dhe tjetrës, sepse është fiks kur themi Rama-themi Belinda, dhe anasjelljas. Problemi është që sot kemi një shpërfaqje të nj njeriu që ka një super pushtet brenda qeverisë. Secili prej atyre, po të shikoni edhe ministrat e caktuar që kanë marrë edhe poste të rëndësishme, qoftë në Ministrinë e Brendshme, të Arsimit, Financave… të gjithë njerëz që janë ‘protezhe’ të zonjës Balluku.
Që do të thotë që, praktikisht unë shoh një kryeministër i cili do fillojë të bëjë që praktikisht ka filluar ta bëj tashmë ‘turistin’, edhe me garancinë e një njeriu, që është në këtë rast Belinda Balluku, që o jetë garancia e të pabërave me papërgjegjshmërinë totale të një njeriu që firmos çdo gjë që i kërkon shefi.
Kështu që, por kjo mbetet për tu parë nëse zonja Balluku do të qëndrojë thjesht si këpucari tek këpucët që i kërkon mbretit të bëj atë gjënë, apo do notojë diçka tjetër.
Ka një ligj të pashkruar brenda mazhorancave të Edi Ramës, që sa më lart ngjitesh, aq më keq bie. Sot ne kishim një njeri që deri para disa muajsh ishte i dyti më i fuqishmi i këtij vendi dhe ishte Erion Veliaj. Si ai, ndërkohë që po e groposte nuk i përmendte as emrin, dhe nga ana tjetër kemi një njeri që sot është në apogjeun e pushtetit, ndoshta shumë më shumë sesa Erion Veliaj dhe po aq sa është Belinda Balluku dhe koha do të tregojë nëse do të arrijë ta përballojë këtë superpushtet, apo do të ketë dhe ajo fatin e Erion Veliaj. Unë mendoj që ligji i pashkruar, do të funksionojë edhe në këtë rast.