Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje! Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes shoferi (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, përplasi një motomjet.
Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, 72-vjeçari Qemal Krasniqi.
Drejtuesi i autobusit shtetasi Hektor Lakuriqi është arrestuar nga policia deri në sqarimin e rrethanave.

“Lushnjë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme”, informuan blutë.