Riza Dhimaku, babai i dy vajzave të reja Elvira dhe Rozina që humbën jetën në aksidentitn tragjik ka dhënë një mesazh të fortë.
Në videomesazhin e tij, për emisionin “Për shqiptarët”, Rizai apelon për kujdes në drejtimin e mjetit, për të parandaluar tragjedi si kjo e familjes së tij.
Babai i dy viktimave theksoi se çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli dhe nesër mundë t’i ndodhë dikujt tjetër, por duhet bërë kujdes.
“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, theksoi Riza Dhimaku.