Zbulohet skenari i errët/ Vëllai i Dumanit akuzon ish-presidentin për ekzekutimin e Arben Ndokës

Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje…

Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar të rrëfejë “sekretet” e errëta të botës së krimit. Duke folur për podcsatin e gazetarit, Flamur Vezaj, Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje.

Ndër politikanët e përmendur nga Fitim Dumani është ish-presidenti Ilir Meta, i cili në rrëfimin e tij nënkupton se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme, pasi kjo do t’i prishte punë Nuredin Dumanit.

Fitimi më tej rrëfeu se e ka parë Metën në vitin 2017 nën shoqërimin e Xhevdet Troplinit, në një festë private të organizuar prej këtij të fundit, në të cilën vet Fitimi kishte qenë prezent.

Pjesë nga intervista:

Fitimi thotë se ka dijeni për shumë ngjarje të rënda mes tyre dhe për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Duke pretenduar se urdhër dhënësi ndodhet tashmë në burg dhe është një ish-zyrtar i lartë i shtetit shqiptar.

-A ka marrë porosi Nuredini nga politika?

Fitim Dumani: Nuk jap informacion e se i prish punë atij. Sa doje ka ai janë paleta.

-Po për vrasjen e vëllait të Arben Nokës?

Fitim Dumani: Nuk ka lidhje me Nuredinin.

-Kush, ata të Fushë Krujës apo Shkodrës

Fitim Dumani: Nuk ka lidhje jo. Ajo është prositur nga dikush shumë i madh

-Nga politika?

Fitim Dumani: Po

-Fitimi flet edhe për një ngjarje ku pretendon se ka qenë prezent personalisht në vitin 2017, ku Ilir Meta, në atë kohë presidenti i Shqipërisë, ka marrë pjesë në një festë të mbyllur të organizuar nga Xhevdet Troplini. I njohur si Poja, një personazh i fuqishëm i botës së krimit në Durrës, momente këto që janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Fitim Dumani: Në 2017 kur jam marrë me zgjedhjet unë, Ilir Meta ishte president ishte aty. Unë kam qenë aty.