Mister në Durrës, një femër gjendet e pajetë brenda një taksie

Mister me një grua kineze e cila u gjet e pajetë brenda një taksie në periferi të Durrësit, raporton noa.al.

Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze.

E ndjera është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.

Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

Për rastin, grupi hetimor po kryen veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.

Më herët në korrik 2023 një vajzë u gjet e vdekur. Ajo u gjet e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.