Një zjarr ka rënë rreth orës 01:30 të mëngjesit në një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Gj. Q., duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.